Besimtarët falin xhenazet e familjes Cara e Greku para varrosjes në Thumanë

29 Nëntor 2019, 14:15

Sipas traditës Islame, familjes Cara që gjetën vdekjen gjatë tërmetit të 26 nëntorit, u është falur xhenazja dhe më pas janë varrosur. Në ktë ceremoni ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Rama i cili ka preferuar që të qëndrojë mbrapa rrjeshtit që po falnin xhenazet. Po ashtu në këtë ceremoni është varrosur edhe familja Greku.