Besimtarët në Katedralen Ortodokse: Kremtojmë në kushte të vështira

15 Prill 2020, 14:20

Në Katedralen Ortodokse të Tiranës, edhe pse në kushte të pazakonta, qytetarët i janë drejtuar kishës për të marrë bojën e kuqe për vezët e pashkëve. Bie në sy se besimtarët ruajnë me përpikmëri distancën e sigurisë që rekomandohet në këtë periudhë të vështirë. Një stend ishte ngritur brenda Katedrales dhe qytetarët afroheshin me radhë.

Teksa largoheshin sipas ritualit, duke mos i kthyer shpinën kishës, një besimtare deklaroi: 'Po erdha për të marrë bojën e kuqe, që është për vezët e pashkëve.' Një tjetër qytetare deklaroi: "Është pak e vështirë të kryejmë ritualin në këto kohë, por çfarë të bëjmë. Morëm disa shërbime dhe vezët, por të kufizuar si në të gjithë shërbimet e tjera."