Besimtarja në Vlorë: Pashkë të veçanta si me Koronë

19 Prill 2020, 08:48

Në qytetin e Vlorës, Report Tv ka ndjekur nga afër mbajtjen e ceremonisë së Pashkëve Ortodokse në kishën “Shën Theodhori” nga at Kostandini. Edhe në këtë kishë, ceremonia është zhvilluar pa prezencën e besimtarëve. Të vetmit që e kanë marrë pjesë në ceremoni kanë qenë punonjës që shërbejnë në kishë, ndërsa sikurse mund të vihet re edhe në pamjet e mësipërme, distanca rreth 2 metra për të mbrojtur sigurinë personale është respektuar me përpikmëri.

Për mikrofonin e Report Tv, ata shprehen se këto Pashkë kanë qenë më të veçanta nga herët e tjera për shkak edhe të situatës nga koronavirusi, duke i cilësuar ato si të varfëra pa praninë e njerëzve.

Besimtarët kanë theksuar se të gjithë të pranishmit kanë marrë leje paraprakisht nga organet kompetente dhe kisha për të marrë pjesë në shërbesë.