TIRANË- Gjykata Administrative e Apelit vlerësoi si të vlefshme dhe pranoi padinë e dekani i Fakultetit te Shkencave te Natyres i cili kundërshton vendimin e Këshillit të Ministrave që i jep në pronësi Bashkisë së Tiranës 15 ha toke të Kopshtit Botanik.
Ndërkohë, përfaqësues të Bashkisë i kërkuan Gjykatës që kjo padi të hidhej poshtë, me pretendimin se padia nuk mban firmën e administratorit, port te dekanit të Fakultetit.Ndërkohë, në seancën e radhës, pritet nj trupë prej pesë anëtarësh do të vendosë nëse kjo padi do të gjykohet nga Gjykata Administrative e Apelit, apo do t’i kalojë për shqyrtim Gjykatës së Shkallës së Parë.
Vendimi i marrë këtë të martë për pranimin e padisë u prit me brohorima nga studentët dhe pedagogët, të cilët në formë proteste marshuan nga fakulteti drejt gjykatës së apelit administrative.
Në një reagim për mediat, pedagogët thanë se qeveria vendosi t’i kalojë bashkisë në pronësi Kopshtin Botanik pa transparencë dhe në kundërshtim me ligjin për arsimin e lartë. Sipas tyre, Kopshti Botanik duhet të mbetet në funksion të procesit mësimor dhe tregojnë se do ta mbrojnë me çdo formë.
Vetë kreu i kësaj bashkie, Erion Veliaj ka deklaruar se kjo gjë nuk është e vërtetë përkundrazi sipas tij e gjithë zona do të ketë një mbrojtje të veçantë që nuk e ka pasur për gjithë këto vite ku është zaptuar.
Në vendimin e datës 17 korrik, qeveria njoftoi se Kopshti Botanik bëhet pjesë e pasurive të paluajtshme të Bashkisë së Kryeqytetit. Kopshti Botanik i Tiranës u ndërtua në vitin 1964 dhe zë një sipërfaqe prej 15 hektarësh bimësi dhe gjelbërim pranë liqenit. I përfunduar në vitin 1971, kopshti ka një koleksion fito-gjeografik me vlerë kulturore dhe shkencore. Kopshti ishte pjesë e Universitetit të Tiranës dhe I shërben shkollave në mbarë vendin. Kopshti përdoret për qëllime edukimi, si atraksion turistik dhe konsiderohet si një parajsë e vogël e gjelbër dhe vendi më i preferuar i gjelbër në Tiranë. Pothuaj 2,000 specie dhe gene ekzotike rriten ketu.