'Betejën time e fitova e po kthehem në shtëpi'! Mesazhi i të riut që luftoi koronavirusin: Humba miq që nuk ia dolën dhe pse luftuan deri në frymën e fundit

25 Mars 2020, 15:04

TIRANË - Erind Cara është një djalë i ri nga Tiranë i cili fatmirësisht ia doli të mposhtë koronavirusin. Ai ka dalë negativ në dy testet e kryera pas trajtimit të marrë në spitalin Infektiv në Tiranë, ndërsa tashmë i duhet të qëndrojë edhe 14 ditë të tjerë në vetëkarantinim në shtëpi.