Betohen 10 prokurorët e rinj! Soreca: Jeni e ardhmja, zbatoni reformën

12 Shkurt, 15:18

10 prokurorët e rinj nga nesër do  të jenë në të gjithë vendin për të nisur detyrën dhe vazhduar hetimet e lëna në mes nga të shkarkuarit prej vettingut. Në ceremoninë e betimit, nuk mungoi as fëmija i vogël i Aurora Hajros prokurores e cila do të shërbejë në Sarandë.

Por a duhet të kenë besim shqiptarët tek këta prokuror, Hajro përgjigjet PO.Pak para nisjes së ceremonisë së betimit prokurorët u takuan edhe me kreun e Bashkimit Europian ambasadorin Luigi Soreca, i cili i uroi në shqip duke i thënë se ata janë e ardhmja dhe do të zbatojnë reformën në drejtësi.

Të pranishëm në ceremoninë e betimit ishin drejtues të prokurorive në vend si dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK Arben Kraja.

E teksa nisi himni i flamurit, ajo që ra në sy ishte se asnjë nga pjesëtarët në ceremoni nuk "belbëzoi" asnjë rresht të tij.

Kjo ceremoni u zhvillua në hollin e një hoteli privat në Tiranë edhe pse prej kohësh Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka në dispozicion ambiente si dhe është inauguruar më herët "Poli i Drejtësisë" që për habi nuk përdoret.

Kategori të tjera