Ditën e sotme janë konstituuar 8 Këshilla Bashkiakë dhe janë betuar kryetarët e rinj në Vorë, Delvinë, Konispol, Has, Mirditë, Himarë, Bulqizë dhe në Selenicë. Kryetarët në ikje në Delvinë, Bulqizë dhe Selenicë, bashki që deri tani drejtoheshin nga të zgjedhurit e LSI-së dhe PD-së u kanë dorëzuar detyrën paqësisht socialistëve.
Moment i vecantë ka qenë ai në Bulqizë kur daja nga radhët e LSI-së i ka dorëzuar detyrën nipit socialist. Ndërsa konstituimi i këshillit bashkiak i Vorës është bërë në ambientet e prefekturës së Tiranës. Kryebashkiaku i ri Agim Kajmaku u shpreh se do të jetë në zyrë prej ditës së sotme dhe lidhur me këtë nuk do të ketë asnjë revoltë nga pala tjetër.