Betohen Gjuzi i Konservatorëve dhe dy 'dezertorë' të tjerë! 115 deputetë në Kuvend

8 Maj 2019, 12:07

Indrit Hoxha sot nuk pranoi mandatin në Kuvendin e Shqipërisë duke refuzuar betimin, pavarësisht se dorëzoi dokumentet në KQZ. Ndërkohë që tre kandidatë të tjerë pranuan mandatin. Klajdi Qama nga LSI, Kujtim Gjuzi dhe Koço Tahiri nga PD-ja. Deri tani, numri i deputetëve shkon në 115 në Kuvend, 79 nga shumica dhe 36 nga opozita (14 LSI+22 PD) ndërkohë që duhen edhe 25 deputetë për të plotësuar numrin 140.