Betohen nën himnin grek dhe shqiptar 6 kryebashkiakë të rinj

1 Gusht 2019, 19:50 | Përditesimi: 1 Gusht 2019, 19:50

Vijon konstituimi i Këshillave Bashkiakë të dala nga zgjedhjet e 30 qershorit. Ditën e sotme janë betuar kryebashkiaku i Devollit ku gjatë ceremonisë është vendosur edhe himni grek si dhe kryetari i bashkisë së Gjirokastrës duke mbyllur kështu konstituuimin në këtë qark. Edhe në Berat është bërë betimi i kryetarit të ri si dhe është konstituuar Këshilli Bashkiak.

Po kështu gjatë ditës së sotme në qarkun e Elbasanit u konstituuan tre Këshilla Bashkiak si dhe u tre krytearët e Bashkive, Belsh: Arif Tafani, Librazhd: Kastriot Gurra dhe Cërrik Andis Salla.

Në Bashkinë Librazhd dhe Cërrik ishte i pranishëm edhe Taulant Balla, i cili me kreun e ri të bashkië përuruan akrepat e orës publike në qendër të Cërrikut, të cilat nuk punonin prej kohësh.

Nga ana tjetër në një kohë ku kryebashkiakët e djathtë kanë deklaruar se nuk do të lirojnë zyrat e tyre deri në zgjedhjet lokale të dekretuar nga Meta, në bashkinë e Cërrikut ka shkuar edhe kreu i PD, Lulzim Basha i cili ka thënë se i qëndron idesë së tij për të patur zgjedhje lokale dhe të përgjithshme në një datë por pa Ramën në krye. Në betimin e kryebashkiakëve të rinj të PS nuk janë shënuar incidente edhe pse në cërrik kreu i opozitës u mblodh me disa militantë. Më pas edhe në Shijak ka bërë betimin Elton Arabana.

Ndërkohë ditën e premte konstituohen Këshillat e Bashkisë, Elbasan, Gramsh, Prrenjas, ndërsa Peqini në dt 17 Gusht.

r.k./Shqiptarja.com