Betohet anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska, Meta i uron suksese

14 Nëntor 2019, 19:41

Në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit të anëtarëve të rinj që janë zgjedhur. E para që është betuar ishte Elsa Toska. Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Toska u betua para Presidentit Meta. Presidenca thotë se Toska zëvendëson ish-gjyqtarin, Vladimir Kristo. “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!” tha ajo. Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme.