Betohet mbi kushtetutë para Presidentit Meta Marsida Xhaferllari

14 Nëntor 2019, 19:57

Është betuar mbi kushtetutë para Presidentit Marsida Xhaferllari, e dekretuar nga kreu i shtetit për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese. Një betim që krijon një ngërç për krijimin e gjykatës Kushtetuese, pasi për të njëjtën vend vakant u emërua më herët automatikisht Arta Vorpsi, pasi presidenti nuk u shpreh brenda afatit 30 ditor që i cakton ligji. Ai e dekretoi Xhaferllarin ditën e djeshme ndërkohë afati për të zgjedhur kishte mbaruar që më 7 nëntor. Dekreti i saj ende nuk është botuar në fletoren zyrtare.

  •