Betohet në një qendër shëndetësore kryebashkiaku i ri i Vaut të Dejës, Mark Babani

9 Gusht 2019, 13:13

VAU I DEJËS- Konstituohet këshilli bashkiak i Vaut të Dejës. Betohet kryebashkiaku Mark Babani i cili mori besimin e qytetarëve në 30 qershor për të drejtuar Vaun e Dejës në katër vitet e ardhshme. Po kjo ceremoni ka pasur edhe një detaj të pazakontë.

Ajo është zhvilluar në një qendër shëndetësore pasi salla e këshillit në ambientet e bashkisë aktualisht po restaurohet. Këshilli bashkiak i Vaut të Dejës ka 31 anëtarë, ndërsa kryetar i këshillit u zgjodh Mark Bisha me vota unanime.

Të pranishëm në ceremoni ka qenë edhe deputeti Tom Doshi, koordinatori i qarkut politik të Shkodrës Valdrin Pjetri dhe zv, ministër i Brendshëm Besfort Lamallari.

    No videos found.