Biba: Nëse realizohet teknologjia biometrike, shqiptarët identifikohen me shenjat e gishtit

23 Qershor 2020, 23:01

Nënkryetari i KQZ aktuale, Denar Biba tha se përmes teknologjisë biometrike do të bëhet identifikimi biometrik i zgjedhësve dhe ajo do të bëhet me shenjat e gishtit pasi është i vetmi sistem që shteti shqiptarë ka në databazet e tij. Biba beson se kjo do të jetë e mundur të realizohen në zgjedhjet e ardhshme, dhe se largon mundësinë  e votimit dy herë, pasi emri i zgjedhësit do të jetë vetëm në një pajisje ku ka zonën për të votuar.