Biblioteka digjitale, Rama: Sharlatanët doktor shkencash po marrin më qafë studentët

1 Prill 2019, 13:37 | Përditesimi i fundit: 2019-04-01 14:39:54

Një tjetër kërkesë e studentëve është plotësuar këtë të hënë, ku është prezantuar Biblioteka digjitale universitare ulibrary.rash.al. Në kuadër të Paktit për Universitetin, Kryeministri Rama tha se duhet bërë njëherë e mirë ndarja e “pedagogëve sharlatanë doktor shkencash” nga ata që meritojnë të gjithë respektin për dijet dhe punën që bëjnë. Sipas shefit te qeverise, këta pedagogë po marrin në qafë studentët.

“Është koha për të adresuar inkopetencvën e plotë dhe mungesën e vullnetit alarmante të konstatuar në raport edhe me gjithçka që ne kemi bërë për të aderesuar ankesat e studentëve. Ka ardhur koha të hapim një proces transparent për të adresuar këtë problem rektorati i Universitetit të Tiranës është vendi ku duhen të adresohen probelmet dhe jo të krijohen. Ne nuk mundet të ecim dhe të shkojmë asgjëkundi për të adresuar tre pika që mbeten në ajër që janë aspekte jeteike për kalimin e univeristetit në një stad të ri. Transparenca e titujve akademikë, është diçka që ministria nuk e bën dot vetë. Duhet ta bëjë çdo universitet. Nuk mund të ndërmerret kur rektorati i Universitetit të Tiranës bën sikur nuk dëgjon duke krijuar hapësirë për çoroditke. Së dyti vlerësimi nga ana e studentëve për performacën e pedagogëve, një kërkesë legjitime. Nuk po ndodh nuk shohim asnjë shenjë. E treta shqetësimi i studentëve për tregun e shitje së librave të pedagogëve në kërkim të notës. As kjo nuk po adresohet asgjëkundi. Ajo që është më shqetësuese të studimeve të larta është që duke mos ndarë pedagogët që meritojnë vendin që kanë nga sharlatatnët që paraqiten si doktorë shkencash duke marrë më qafë studentët, sot ne nuk vendosim Universitetin në bazat e duhura për të pasur nesër një standart tjetër, këto janë çështje të patjetërsueshme. Ne do të ndërtojmë infrastrukturën e re të universitetit", u shpreh Rama.