Biden paralajmëron një dimër të errët për SHBA, bën thirrje për respektim të masave

10 Nëntor 2020, 12:18

Në një kohë që SHBA po përballen me një valë të re rastesh me Covid-19 dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve ka kaluar 10 milion,  presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve  që duke nisur nga tani e tutje të veshin maskat mbrojtëse në mënyrë që të luftojnë  pandeminë. Deklaratat i tha Biden gjatë një konference për medien, ku prezantonte një Task Forcë të re, për tu përballur me pandeminë.