'Bie' edhe Bulqiza, infektohet pjesëtari i stafit, mbyllet njësia shëndetësore

6 Korrik 2020, 18:38

Këtë të hënë është shfaqur një rast i ri me Covid-19 në Bulqizë. Mësohet se i infektuari është pjesë e stafit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Bulqizë. Për këtë arsye ky institucion është mbyllur si dhe janë dezinfektuar të gjitha ambientet e tij. Qytetarët e Bulqizës të cilët kanë dashur të marrin shërbim pranë këtij institucioni këtë të hënë, i kanë gjetur dyert e tij të mbyllura. I gjithë personeli i NJVKSH Bulqizë është karantinuar si dhe janë marrë tampon për të gjithë.

  •