Bie Komisioni Hetimor për investimet strategjike, përplasen palët e PD, akuza dhe tensione! Bardhi: Berisha urdhëroi deputetët të bashkojnë votat me Ramën! Flamur Noka: Qeveria po ju përdor

9 Qershor 2022, 20:34

Me votim, mazhoranca në Kuvend hodhi poshtë kërkesën e opozitës për ngritjen e Komisionit për investimet strategjike, ndërsa kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se opozita minimalisht ka falsifikuar dokumente me firmat e deputetëve. Gazment Bardhi akuzoi Sali Berishën se u ka kërkuar deputetëve që të bëhen bashkë me socialistët për të rrëzuar Komsionin për Investimet Strategjike.