Bie me 36 mln euro kredia në muajin korrik! Më shumë për blerje banese, ulet për hapje biznesi

28 Gusht 2020, 22:33

TIRANË- Ka rënë me 4.4 miliardë lekë kredia në monedhën vendase për ekonominë në muajin korrik, krahasuar me qershorin. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në muajin e kaluar kredia e re e dhënë ishte 13.2 miliardë lekë, nga 17.7 miliardë lekë që u dha në muajin qershor.

Ndërkohë në raport me Korrikun e vitit 2019, kredia e tërhequr nga bizneset dhe individët ka pësuar një rritje të lehtë me rreth 1.2 miliardë lekë. Rënia më e ndjeshme e huadhënies është reflektuar tek ajo në euro pasi ka rënë me rreth 7 milionë euro, dhe në total në Korrik u dha vetëm 54 milionë euro nga 61 milionë euro që u dha në muajin qershor.