Bie në pranga një i kërkuar, i dënuar në Itali me 10 vite burg për vjedhje

18 Prill 2020, 09:34

TIRANE-Në vijim të punës për kapjen e  personave në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ZQK Interpol Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale dhe autoriteteve policore Italiane - misionit INTERFORZA, u bë i mundur lokalizimi në qytetin e Tiranës i një personi të kërkuar nga drejtësia italiane.