Bie nga pallati në ndërtim, vdes punëtori tek 'Fusha e Aviacionit' në Tiranë

7 Maj 2020, 14:01

TIRANE-Një punëtor ka ndërruar jetë mesditën e sotme pasi ka rënë aksidentalisht nga një pallat në ndërtim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, tek "Fusha e Aviacionit". Punëtori që ka ndërruar jetë është 63 vjeçari me inicialet M.P.