Bie projekti i kullave, Teatri i ri Kombëtar do ndërtohet me fond nga buxheti i shtetit

26 Shkurt 2020, 16:52 | Përditesimi i fundit: 2020-02-26 16:58:51

TIRANË - Teatri i ri kombëtar do të ndërtohet si një investim me fonde publike. Në një deklaratë për shtyp, Bashkia e Tiranës sqaroi sot se vendimi për ta ndërtuar godinën e re me fonde publike vjen në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern.