Bie vdekshmëria nga koronavirusi në Britani/ Gripi dhe pneumonia vrasin më shumë se COVID

12 Shtator 2020, 15:33 | Përditesimi i fundit: 2020-09-12 15:33:46

Në një kohë që ditë pas dite numri i të infektuarve po rritet ndjeshëm dhe përafrimi i dimrit paralajmëron rifillimin e gripeve sezonale, nga Britania e Madhe vjen një lajm jo shumë pozitiv. Gripi dhe pneumonia kanë vrarë 10 herë më shumë britanikë se Covid-19 javën e kaluar, raporton instituti kombëtar i statistikave ONS.  Në javën që përfundon më 28 gusht 2020, 1,040 persona humbën jetën si pasojë e gripit ose pneumonisë, në të njëjtën periudhë u shënuan vetëm  101 viktima nga COVID-19.

Shumë viktima kanë qenë të infektuar me të dy edhe me grip dhe me COVID-19, por vdekjet e tyre janë listuar  për shkak të covid-19.  Por sipas të dhënave të institutit të statistikave ka rënë përqindja e vdekjeve nga 1.4% deri në 1 %.  Ndërkohë që sipas një studimi të CNN, fëmijët me simptoma të lehta ose pa simptoma mund të transmetojnë COVID-19.  Sipas studimit 12 fëmijë  të prekur në një institucion të përkujdesit për fëmijë , ua transmetuan të paktën 12 personave jashtë institucionit, përfshirë anëtarët e familjeve.

Studiuesit zbuluan se edhe 2 prej fëmijëve që ishin asimptomatikë,  ua transmetuan virusin personave të tjerë. Studiuesit kanë deklaruar se gjurmimi i kontaktit dhe testimi në kohë i Covid-19, në mjediset e përkujdesit për fëmijë, përfshirë njerëzit asimptomatikë, mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit..