Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat në Fushë-Arrëz! Njëra po lahej në dush, e ëma dhe motra i shkuan për ndihmë! Plagoset djali

28 Maj 2022, 18:22 | Përditesimi i fundit: 2022-05-28 20:49:11

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fushë-Arrëz të Shkodrës, ku një nënë sëbashku me dy vajzat kanë ndërruar jetë për shkak se ranë në kontakt me energjinë elektrike. Report Tv mëson se njërën prej vajzave e ka zënë korrenti teksa po lahej në dush, ndërsa në ndihmë i kanë shkuar nëna dhe motra.