Bilanci i 5 muajve, Rama: Janë shqyrtuar 4454 ankesa, ka ende parazitë dhe grabitqarë

25 Mars 2018, 13:39

Kryeministri Edi Rama ka publikuar raportin e 5-muajve të parë të ndërveprimit përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al me njerëzit e zakonshëm. Në bilancin e publikuar, kryeministri thotë se janë shqyrtuar në total 4454 ankesa në total, ndaj bën apel që shqiptarët të besojnë tek fuqia e portalit.

“Ju lutem, merrni 2 minuta nga koha juaj për ta lexuar dhe kuptuar se sa e madhe është fuqia jonë, nëse bëhemi bashkë për zgjidhjen e problemeve “të vogla” të gjithkujt, në zyrat e shtetit ku ende grabitqarë e parazitë të së shkuarës vazhdojnë të shkelin të drejtat e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi”,-shkruan Rama.

Nga të dhënat grafike të publikuara në faqen e Facebook-ut të kryeministrit bie në sy se ministrja e cila kryeson në numrin e ankesave është ajo e Drejtësisë, që menaxhon dhe çështjet pronësore, me plot 1326 ankesa. Tirana është qarku me numrin më të lartë të ankesave qytetare, ku 187 njerëz të thjeshtë të identifikuar me kartë identiteti, i janë drejtuar portalit shqiperiaqeduam.al për të zgjidhur problemet e tyre me zyrat shtetërore.

    No videos found.