Bilanci i pandemisë së COVID-19 në botë, mbi 1 milionë e 55 mijë të shëruar

3 Maj 2020, 20:08

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar të paktën 243 637 të vdekur në botë që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

Më shumë se 3 441 540 raste të infektuar janë diagnostikuar zyrtarisht në 195 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë. Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor. Mes këtyre rasteve të paktën 1 055 500 konsiderohen sot të shëruar.