Në një bilanc të bërë gjatë 11 muajve janar-nëntor 2020, aksidentet rrugore kanë shënuar një ulje krahasuar me periudhën e një viti më parë në 2019. Në 11 muajt e vitit 2020, numërohen 1.121 aksidente rrugore nga 1.363 aksidente të ndodhura në 11 mujorin e vitit 2019, duke u ulur me 17,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ulje të ndjeshme ka shënuar edhe numri i viktimave në 11 muajt e parë të 2020, 35 viktima më pak krahasuar me të njëjtën periudhë në 2019. Në 11 muajt e parë të vitit 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 168 persona nga 203 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë.