TIRANE- Zbulohet skema e prostitucionit në Tiranë, ku ra në pranga Hermes Nikaj i njohur ndryshe si Zogu i Tiranës së bashku me tre persona të tjerë, mes tyre një pronarja e një qendre estetike dhe një emigrant i cili ishte klient. Report Tv mëson se aksioni për arrestimin e tyre ka nisur rreth dy javë më parë ku fillimisht në datën 9 Nëntor është vënë në pranga Anjeza Bena pronarja e një qendre estetike në rrugën Myslym Shyri e cila rekrutonte vajza të reja duke i punësuar ato fillimisht si kursante apo praktikante.
Vajzat merrnin në këmbim nga 500 deri në 700 euro ndërkohë që vetë Bena përfitonte 50 euro nga çdo klient. Vajzat që shfrytëzoheshin për prostitucion lëviznin me taksi ose me makinat e klientëve dhe zakonisht takimet zhvilloheshin në fundjavë. Ata përdornin disa kode me njëri tjetrin si: 'Bëhu gati, kam gjetur një të mirë' ose "Bingo na doli fati", frazë kjo e përdorur nga Hermes Nikaj.
Një prej vajzave e cila është po hetohet në gjendje të lirë ka treguar para organit të akuzës se klientët i kishte gjetur nga Zogu i Tiranës. Ky i fundit ka mohuar akuzat, duke deklaruar se marrëdhëniet seksuale vajzat i kryenin me dëshirë dhe nuk paguheshin para në këmbin të kësaj.
Në polici ka dëshmuar edhe pronarja e qendrës estetike e cila ka deklaruar se vajzën të cilën dyshohet se e përdornin për prostitucion e ka mike prej disa vitesh. Bena është lënë në masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' ndërkohë që Prokruroria kishte kërkuar "Arrest me burg".
Zogu i Tiranës i cili ishte edhe gazetar dhe i njohur në botën e medias promovonte pronaren e qendres estetike me të cilën bashkëpunonte në këtë rrjet prostitucioni përmes intervistave në programet ku angazhohej vetë.
Hetimet për finalizimin e këtij operacioni kishin nisur prej një viti. Hermes Nikaj ka edhe një qendër të vetën estetike të ndodhur në rrugën e Durrësit në Tiranë, "Te Zogu", por ende nuk dihet nga hetimet nëse edhe në qendrën e tij estetike shfrytëzonte vajza për prostitucion.
Burime nga hetuesit thanë se ky grup shfrytëzonte vajzat edhe në clube të ndryshme të Tiranës, por edhe si eskorta, vajza që shfrytëzohen nga personazhet VIP jo vetëm për marrëdhënie seksuale me lekë, por i shoqërojnë edhe në udhëtime, hotele, me vlera më larta financiare.