Biseda mes Astrit Avdylit dhe Elton Arbanës, i cili asokohe ka qenë kryetar i PS-së Shijak

5 Qershor 2019, 12:29

Elton Arbana: Astrit si ja çove, ca bone?
Astrit Avdyli: Si ja cove?
Elton Arbana: Mirë, si je ti?
Astrit Avdyli: Mirë, ti si je?
Elton Arbana: Hajt mor mirë duke bërë një lojë murlan me çunat
Astrit Avdyli: A e njeh atë drejtorin e INUK-ut?
Elton Arbana: E njoh mor Dallëndyshja
Astrit Avdyli: Ore, lerë Dallëndyshen, po këtë të Durrësit, Artur...
Elton Arbana: Artur Çela i bashkisë?
Astrit Avdyli: Eh
Elton Arbana: Po e njoh
Astrit Avdyli: I Shijakut eee?
Elton Arbana: Jo, re i Durrësit, i Dakos
Astrit Avdyli: Po nuk ka qenë aty Vangjushi, është atje me Edin, merre ore atë by* q*r thuaj ke shkuar me i vendos gjobë 5 mln..Tani se nuk është Vangjushi këtu
Elton Arbana: Mua më kanë hequr, u bënë katër ditë, por ta marr në telefon, te kush
Astrit Avdyli: Ore ka shkuar në Fermë të Sukthit duke vendosur gjoba, po nuk është Gjushi aty, është me Edin në Zvicër, a më kupton?
Elton Arbana: Epo, kujt, ke ndonjë emër konkret?
Astrit Avdyli: Ore thuaj i kë bërë gabim ore pis mos vendos gjoba, se nuk është Gjushi aty, a më kupton, po bën gabim thuaj ore pis, nuk dua me e marrë vetë në telefon
Elton Arbana: A e more vesh që më hoqën para një jave?
Astrit Avdyli: Nuk e di si qysh?
Elton Arbana: Isha te INUK, por ndërhyrja për këto kështu dhe ata më shkarkuan
Astrit Avdyli: Nuk e di, por ma lajmëro pak këtë thuaj ke bërë gabim që ke shkuar aty në Fermë, kthe gjobat, se nuk është Vangjushi, është sot me Edi Ramën në Zvicër dhe unë nuk kam ku me ashtu...
Elton Arbana: E marr unë tani direkt
Astrit Avdyli: Mirë pra faleminderit
Elton Arbana: Hajt ciao