Bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel/ Përafrohen qëndrimet për çështjen e të zhdukurve dhe bashkëpunimin ekonomik

7 Shtator 2020, 17:02 | Përditesimi i fundit: 2020-09-07 19:09:22

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç konfirmuan sot në Bruksel se kanë përafruar qëndrimet e tyre për çështjen e të zhvendosurve dhe të zhdukurve si dhe bashkëpunimin ekonomik.

Pas bisedimeve të zhvilluara ndërmjet dy delegacioneve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, liderët kanë thënë se në kuadër të këtij dialogu janë hapur edhe dy tema: asosacioni i komunave dhe zgjidhja e kërkesave të ndërsjella financiare dhe pronësore.