Bisedimet Kosovë-Serbi/ Presidenti Thaçi: Pa prezencën e SHBA-së në dialog nuk mund të ndodhë njohja reciproke

24 Korrik 2020, 13:59

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, diskutuan në Bruksel në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Takimi i ndërmjetësuar nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është i pari i këtij formati pas më shumë se dy vitesh.

Lajçak shkroi në llogarinë e tij në tëitter se “po vazhdohet me diskutimet politike në nivelin e ekspertëve”.

Procesi i bisedimeve u gjet nën kritika në Kosovë ku thuhet se me Serbinë duhet të diskutohet vetëm për njohje dhe duhet shmangur çdo mundësi që procesi të stërzgjatet me diskutime teknike.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përsëriti qëndrimin se bisedimet nuk kanë alternativë dhe se sipas tij bisedimet teknike kanë përfunduar. Nëpërmjet llogarisë së tij në facebook, kryeministri Hoti tha se Kosova ka nisur bisedimet për njohje të ndërsjellë dhe sipas tij në Bruksel filloi hartimi i kësaj marrëveshje.

Në takimin e djeshëm në nivel ekspertësh cështja kryesore ishte ajo e të zhdukurve gjatë luftës. Bashkërenduesi shtetëror i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skender Hysnei tha pas takimit të sotëm se “bisedimet ishin konstruktive”, por pa dhënë hollësi, ndërsa nënvizoi se “ky proces është skajshmërisht politik, nuk ka më gjë teknike”.

21 vite pas përfundimit të luftës ende nuk dihet asgje për fatin e mbi 1600 presonave të zhdukur, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare