Biznes dhe individë/ Rama zbulon planin si do të kompensohen të prekurit nga koronavirusi

19 Mars 2020, 19:05 | Përditesimi i fundit: 2020-03-19 21:14:00

TIRANE-Qeveria shqiptare po publikon planin financiar për përballimin e situatës së koronavirusit. Kryeministri Edi Rama shkruan se në grupin e punës që kanë bërë planin ka edhe ekspertë ndërkombëtarë. "Pas pak, në 19.00 shpallja e planit financiar për përballimin e pasojave të luftës, në këtë faqe dhe në çdo ekran që do të dëshirojë ta transmetojë. Ndjesë që sot kemi komunikuar më pak, por më është dashur koha për të konfirmuar planin në çdo detaj, me grupin e punës dhe me ekspertë ndërkombëtarë. Kam shumë besim që me durim të madh dhe kontributin e secilit ne do dalim të gjithë më të mirë e më të fortë nga kjo luftë" shkruan Rama.

    No videos found.