Bizneset e Shëngjinit e Tales kundër tarifës në Rrugën e Kombit

15 Prill 2018, 12:25

Taksimi i Rrugës së Kombit do të japë ndikim mjaft negativ për turizmin në Shëngjin, kjo duke ju referuar faktit se pjesa më e madhe e pushuesve dhe vizitoreve në këtë zonë janë shtetas kosovarë.

Shqetësimi është ngritur nga operatorët turistikë në Shëngjin, sipas të cilëve qeveria duhet të reflektoje, pasi taksa e cila pritet të vendoset është mjaft e lartë dhe e papërballueshme.

“Unë mendoj më mirë t’ua marrin hoteleve këtë taksë, se sa ia marrin turistit. Është kosto e madhe, populli shqiptarë dhe kosovarë nuk mund ta përballojnë. Qeveria duhet të matet mirë, nuk mund të bëjnë lojëra me turizmin shqiptar. Jemi një turizëm që s’na njeh askush, na kanë njohur vetëm kosovarët. Nëse ne do të heqim edhe këta, kemi marrë fund”

Astrit Nimani, operator turistik

“Mendoj që duhet të rishikohet niveli i saj. Pushuesit kosovarë zënë një peshë shumë të madhe në zhvillimin e turizmit shqiptar. Do të kishte një ndikim të konsiderueshëm, nëse nuk do të rishikohet mundësia e vendosjes së një takse sa më favorizuese si për qeverinë edhe për qytetarët”

 Marjana Prenga, operator turistik