Bizneset marrin vetëm 30% të fondit të garancisë sovrane 2

22 Gusht 2020, 16:52

TIRANË- Humbjet e bizneseve janë të mëdha, si pasojë e pandemisë, por kapërcimin e saj nuk e shohin tek marrja e garancisë sovrane. Edhe pse ka më shumë se 2 muaj që janë hapur aplikimet për garancinë e dytë, përfituesit janë në numër tepër të vogël.

Vetëm 148 biznese kanë marrë garancinë e dytë sovrane që prej fillimit të aplikimeve në muajin qershor. Ministria e Financave thotë se deri më datë 17 gusht kanë aplikuar 295 biznese dhe e ka marrë vetëm gjysma prej tyre.