Biznesi fason në vështirësi: Kemi porosi vetëm për materiale anti-COVID, shteti të na jap grante

26 Shtator 2020, 14:31

TIRANË- Instituti i Statistikave njoftoi për një rritje të eksporteve të tekstileve dhe këpucëve, por përfaqësuesit e Fasonëve thonë se të vetme porosi janë ato për veshje anti-COVID.

“Kemi një rritje të eksporteve me 5% për muajin gusht por kjo periudhë përkon me mbylljen e koleksionit dimër 2020. Me mbylljen e këtij koleksioni biznesi fason do të jetë në vështirësi të madhe pasi të gjitha kontratat për pranverë-verë 2021 janë pothuajse të pezulluara”, pohon Zekja.