Biznesi ul pagat? Ibrahimaj: Kontrollet i kemi pezulluar, e shikojmë vetëm pas 20 prillit

1 Prill 2020, 18:58

E pyetur çfarë ndodh nëse bizneset kanë shkurtuar pagat për punonjësit në këto momente për shkak të situatës, pra nëse kontrata është më e lartë dhe ata marrin më pak, drejtoresha e Tatimeve u përgjigj duke thënë se 'Kjo është pjesë e punës, e informalitetit të cilin ne në punën tonë mundohemi ta luftojmë. Nuk kemi një masë të deklarimit të pagave për muajin mars, pasi listë-pagesat deklarohen në 20 prill. Nuk kemi një informacion nëse janë ulur pagat në muajin mars, do ta kemi pas datës 20. Nëse deklarimet nuk do të jenë reale nuk kemi mundësi të verifikojmë pasi kontrollet janë të pezulluara për shkak të situatës".