Bjellorusi/ Aplikacioni zbuloi manipulimin e zgjedhjeve! Ekspertja e IT-së për Report Tv: 90% votuan opozitën, qeveria mashtron

28 Gusht 2020, 20:23

Prej më shumë se 18 ditësh Bjellorusia është përfshirë nga protestat, megjithatë qytetarët nuk heqin dorë nga kërkesa për të larguar Lukashenkon nga pushteti. Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, një aktiviste atje thotë se një aplikacion online, i quajtur Golos, ka bërë përllogaritjen e rezultateve zgjedhore, sipas të cilave fituese rezulton liderja opozitare. BE vendos sanksione ndaj 20 zyrtarëve për manipulim të zgjedhjeve.