Bjellorusi/ Policia shtyp me dhunë protestat pas betimit si president të Lukashenkos

24 Shtator 2020, 13:16

Policia ka përdorur dhunë dhe ujë më presion kundër protestuesve të mbledhur në sot pasdite në kryeqytetin Minsk, pas ceremonisë së fshehtë të rizgjedhjes si president të Aleksandër Lukashenkos, që u betua sot për një mandat të gjashtë, pavarësisht thirrjeve të pashembullta për javë të tëra që ai të japë dorëheqjen.

Inaugurimi sekret i Lukashenkas më 23 shtator është pritur me kritika nga opozita, e cila ka refuzuar që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 9 gushtit.

Që nga ajo kohë në protestat kundër Lukashenkas janë arrestuar shumë persona dhe janë përdorur shumë metoda të frikësimit, në shtetin me më shumë se 9 milionë banorë.

Në Perëndim, një numër në rritje i shteteve kanë thënë se nuk e njohin presidencën e Lukashenkos.

Gjatë pasdites së sotme, rreth 5,000 persona janë mbledhur në qendër të Minskut, ka raportuar televizioni Current Time.

Organizata bjelloruse për të drejtat e njeriut, Vyasna, që ka dokumentuar ndalimin e mijëra protestuesve prej procesit zgjedhor, ka raportuar edhe ndalimet e së mërkurës.