Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi intervistë në Report TV: Ka filluar eksporti i peshkut drejt Italisë

21 Prill 2020, 12:59 | Përditesimi i fundit: 2020-04-21 16:08:36

TIRANE-Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi në një intervistë për Report Tv u shpreh se aktualisht në tregje 95% e produkteve që ne mund të prodhojmë janë shqiptare. Në muajin mars, tha ministri, eksportet u rritën me 20%, ndërsa shtoi se importet nuk mund të bllokohen për favorizimin e tregut vendas, pasi jemi pjesë e marrëveshjes CEFTA.