Bledi Çuçi: Jemi të sigurt, magazinat janë plot me rezerva ushqimore

21 Prill 2020, 14:29 | Përditesimi i fundit: 2020-04-21 14:30:20

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi tha në Report Tv se rezervat ushqimore janë të sigurta. "Besoj kjo ka qenë një nga vendimet e para që kemi marrë, edhe në një lloj paniku ndërkombëtar, dhe mendoj që çdo gjë ka rrjedhur sipas parashikimit, shumë magazina kanë krijuar rezerva ushqimore për produktet e domosdoshme madhe mendoj që në këtë pikë jemi në ura krejt të sigurta. Janë në plotësim të tre muajve pa diskutim, pjesa më e madhe e tyre" tha ai.