'Blemë 40 mijë lekë mall, po i hedhim në rrugë'! AKU mbyll tregun në Vlorë, tregtarët në protestë

15 Prill 2020, 10:17

Tregtarët e tregut Orizi në Vlorë kanë dalë në protestë pasi AKU ka vendosur mbylljen e tij mëngjesin e sotëm. Tregtarët po protestojnë kundër inspektorëve pasi nuk i kanë lajmëruar 2 ditë para dhe mallin e blerë janë të detyruar ta hedhin në plehra. Protestat janë të ndaluar me ligj në këtë kohë, por tregtarët shprehen se mbyllja e tregut nuk mund të bëhet brenda ditës, por duhej lajmëruar pasi ata tregtojnë fruta-perime dhe nuk rezistojnë prishen, ndërkohë që mëngjesin e sotëm kishin blerë 30-40 mijë lekë mall për të shitur.

AKU i ka kërkuar Bashkisë Vlorë të mbyll tregun pasi nuk respekton masat dhe kushtet higjienike, ndërsa inspektorët mëngjesin e sotëm kanë njoftuar tregtarët se nuk mund të lejohen më të tregtojnë

Na lajmëruan sot në mëngjes. unë vajta bleva 30 mijë lekë mall dhe tani i bie të prishen dhe t'i hedh në rrugë. kjo nuk ka logjikë, duhet të na kishte lajmëruar dy ditë para", shprehet një tregtar,

"Kam 10 vite që tregtoj fruta perime dhe sot kemi bërë furnizim dhe vijmë në treg dhe inspektoret na thotë se nuk do të hapet puna. Unë kam hedhur para, ku t'i çojë.  Duhet të kishin ardhur dy ditë përpara, që ne të shisnim mallin e mbetur dhe të mos blinim sot të ri", shprehet një tregtar tjetër.