Blindohet gjykata e Gjirokastrës, burg pa afat për Roland Milon, vrau shokun e tij Sokol Rama

25 Shkurt 2019, 11:19 | Përditesimi i fundit: 2019-02-25 15:40:03

Gjyakata e Gjirokastrës ka dhënë sot masën e sigurisë "arrest me burg pa afat" për Roland Milon, të akuzuar për vrasjen e shokut të tij. Milo, pronoi në gjykatë vrasjen e Sokol Ramës, i cili u gjet nga policia i pajetë në zonën e Limarit në Këlcyrë disa ditë më parë.

Seanca e sotme është zhvilluar nën masa të forta sigurie për shkak të frikës për ndonjë hakmarrje të mundshme nga ana e familjarëve të të ndjerit. Forcat e policisë së Gjirokastrës me patrulla të shumta ishin vendosur para Gjykatës së Faktit.

Seanca zgjati 30 minuta ndërkohë që pjesën më të madhe e ka marrë prokurori i çështjes Arben Pasho i cili lexoi të gjithë dinamikën e ngjarjes së para dhjetë ditëve. Sokol Rama ishte shpallur në kërkim nga familjarët nga fshati Mamaj i Tepelenës, por fatkeqeisht u gjet i pajetë në malet e Këlcyrës. Drejtuesja e seancës Mirela Ilijopulli, në përfundim, ka dhënë masën “burg pa afat” për Milon i cili menjëherë është transferuar në burgun e Fierit duke shmangur atë të Bënçës afër shtëpisë së tij, për shkak se viktima ka të afërm që vuajnë në këtë burg.