Bllokimi 6 orë i aksit Elbasan-Librazhd, Boçi kallëzon policinë: Dhunoi protestuesit

3 Tetor 2018, 15:45

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka paditur policinë e Elbasanit për ushtrim dhune, sipas tij, ndaj protestuesve të djeshëm në fshatin Mengël, të cilët bllokuar për 6 orë aksin nacional Elbasan-Librazhd. Padia e Boçit është depozituar sot në Policinë e Elbasanit.  

Në kërkesëpadi, deputeti demokrat pretendon se policia ka ushtruar dhunë ndaj prindërve dhe nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Mengel gjatë protestës së një dite më parë. Prindërit dhe nxënësit mbajtën të bllokuar për rreth 6 orë aksin nacional duke shkaktuar paralizimin e trafikut të automjeteve duke krijuar radhë kilometrike.