Bllokimi i dentistëve shqetësim për qytetaret e Lezhës

24 Prill 2020, 21:33

Një ndër shërbimet të cilat u mbyllën për shkak të situatës së koronavirusit është edhe shërbimi stomatologjik. Kjo po sjell mjaft probleme tek qytetarët në rrethe që kanë nevoja emergjente për këtë shërbim. . Për shkak të kufizimit të lëvizjeve shumë prej tyre e kanë të pamundur udhetimin drejt Tiranës ku është përcaktuar trajtimi i rasteve emergjente.Bllokimi i punës në shërbimin stomatologjik si shkak i pandemisë COVID-19, po sjell mjaft probleme tek qytetarët në rrethe që kanë nevoja emergjente për këtë shërbim. Për shkak të kufizimit të lëvizjeve shumë prej tyre e kanë të pamundur udhetimin drejt Tiranës ku është përcaktuar trajtimi i rasteve emergjente. Presidenti i Urdhërit të Stomatologut për rajonin e Lezhës dhe Dibres, Mhill Ndreu kërkon që përmes një protokolli të veçantë sigurie rastet emergjente të trajtohen në një vend të posaçem në spitalet rajonale.