Bllokimi i dy gomoneve me drogë nga policia greke, pamjet e aksionit në det

1 Tetor 2019, 13:24 | Përditesimi i fundit: 2019-10-01 15:02:52

GREQI-Policia greke vijon aksionin për zbulimin e drogës dhe kapjen e skafistëve të dy gomoneve që u kapën në ujërat greke, pranë Turqisë.

“Behet fjale për shkatërrimin e nje rrjeti kriminale të trafikut të marijuanës nga Shqipëria në Turqi dhe trafikut të heroinës nga Shqipëria në Turqi.Në dt.25 shtator jemi njoftuar për dy gomone që po tentonin të transportonin droge në brigjet e Turqisë. U organizua operacion nga policia dhe roja bregdetare me 10 skafe, 1 helikopter dhe 1 avion si dhe 2 avionë të FRONTEX në verilindje të detit Egje. Operacioni rezultoi në kapjen e një gomoneje dhe arrestimin e 3 personave që ndodheshin në të, të moshës 25, 42 dhe 42-vjec.

Në dt.29 shtator, u zbulua një gomone tjetër me një shtetas në të në zonën detare të Agistrio. U arrestua skafisti 35-vjec. Për të njëjtën çështje janë në kërkim edhe dy shtetas të tjerë.

U arrit të krijohej profili i këtij grupi kriminal. Ata zgjidhnin gomone që kanë mundësi të transportojnë sasi të mëdha droge, motore të shpejtë dhe skafistë të zotë. Ata zgjidhnin të lundronin në dite me vranesira dhe erëra te forta dhe det mbi 5-6 balle. Në dt.30 shtator, në ishullin Piperi u gjeten dhe sekuestruan 106 pako me 1 ton 172 kg marijuanë. 3 te arrestuarit e pare kane marre masën e sigurisë “Arrest ne burg”.

    No videos found.