Bllokimi i procesit 'Shullazi'/ 5 anëtarët e grupit kërkojnë përjashtimin e trupës gjykuese

24 Maj 2019, 16:00

Me anë të një letër publike për mediat, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Blerim Shullazi, të  paraburgosur në 313 si pjesë e një grupi kriminal kërkojnë përjashtimin e trupës gjykuese.

Ata nisin letrën duke sqaruar se  “mbi tre vjet mbahen në burg dhe e vetmja gje qe kemi kërkuar nga Gjykata, ka qenë që ajo të zhvillojë një proces të paanshëm dhe objektiv, e pandikuar nga faktorë të tjerë dhe të marrë një vendim pa paragjykim, por të mbeshtetur vetëm ne provat e shqyrtuara në seancë. Është e tepërt, të sqarojmë zhurmën e madhe mediatike, deklaratat publike të ardhura nga të gjitha krahët e politikës, madje dhe nga diplomatë të huaj, zhurmë kjo që ka cënuar rëndë parimin e prezumimit të pafajësisë, të sanksionuar nga Kushtetuta e Republikës, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe nga vetë Kodi i Procedurës Penale”.

Pas gjykimit në shkalle të parë, Zv. Ambasadorit në Detyrë i SHBA në Tiranë, Daniel Koski, është shprehur se të gjithë duhet të gëzojnë për procesin e drejtë, pra për procesin e rregullt ligjor, i cili respekton të gjithë të drejtat e palëve.

Por sipas tyre pengesë për ecurinë e rregullt të këtij procesi është bërë zv.kryetarja e apelit të krimeve të rënda Saida Dollani.

Pengese u be për shqyrtimin e drejte te kësaj cështjeje zv.kryetarja e gjykatës znj.Saida Dollani, e cila është kontestuar nga ana jonë mbi shtatë herë me kërkesa për përjashtimin e saj për shkaqe të ndryshme, madje Blerim Shullazi ka paraqitur edhe kallëzim penal kundër saj në Prokurorinë e Rrethit Tiranë, sqarojnë ata në letrën e tyre.

Një ndër debatet e zhvilluara në seancës e një ditë më parë ka qenë ajo e firmës së Ylvi Beqajt dëshmitarit të mbrojtur, nëse ka marrë ai apo jo dijeni. E sipas ankesës së 5 të paraburgosurve Beqaj duhet të paraqitet në gjyq pasi mbrohet nga shteti dhe jo nga një njësi private dhe s'dihet ku është.

Ndër kërkesat e tyre është edhe pajisja me Procesverbalin e seances, CD-audio te seances gjyqesore date 23.05.2019; Flete-thirrjet e viktimave Ylvi Beqja, Jani Zaka, Adriatik Kercuku, Dhori Kule, Mynyr Koni; për të cilat shprehen se ende si kanë marrë.

Ndërsa ndalur tek anëtarja e trupës gjykuese Valdete Hoxha ata kërkojnë përjashtimin me argumentin se ajo ka qenë pjesë e trupës gjykuese për procesin “vollga” në Durrës ku është përfshirë si pronar edhe Shullazi.