Bllokimi i prokurorimeve/ Kryebashkiaku i Lezhës: Vendimi i qeverisë është i paligjshëm

21 Maj 2019, 21:55

Vendimi i qevërisë për pezullimin e prokurorimeve publike nga bashkitë në  prag të zgjedhjeve lokale për të shmangur çfarëdo lloj abuzimi është kundërshtuar nga kryebashkiakët e djathtë. Pas kryetares së bashkisë Shkodër, Voltana Ademi kundër këtij vendimi ka dalë edhe kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj. Ai e ka cilësuar të paligjshëme vendimin e Këshillit të Ministrave që ndalon bashkitë të shpallin çfarëdo procedure prokurimi, duke filluar nga 1 qershori deri në datën e zgjedhjeve.

"Për mua personalish  nuk ësht ë një pengesë por natyrisht  nuk ëshët e ligjshme por qeveria ka vendos të ndërm,are një vendim të tillë të cilin në fakt nuk e kuptoj në fakt arsyen e këtij vendimi, pasi kryetari është deri në minutën e fundit, por shpresoj dhe uroj që edh ekolegët e tjerë të jen avangard në këtë punë dhe ti kenë kryer punët e tyre në kohën e duhur", shprehet Fran Frrokaj.

Frokaj shton se ky vendim nuk e pengon istitucionin që ai drejton për të realizuar invetimet e parashikuara, pasi shumica prej tyre janë prokuruar.