Bllokohen 550 ton karburant jo cilësor në Ballsh, do hidhej në treg

21 Gusht 2019, 12:01 | Përditesimi i fundit: 2019-08-21 14:43:18

FIER - 550 ton karburant në rafinerinë e naftës në Ballsh të Fierit, u bllokua dhe nuk do të hidhet në treg, pasi rezultoi të mos plotësonte standardet e cilësisë.

"Lufta kundër informalitetit është frontale, informaliteti cilësor është po aq i rrezikshëm dhe i dëmshëm sa informaliteti fiskal. Ministria po kryen kontrolle të befasishme në të gjitha subjektet, në të gjithë territorin. Nuk kemi lënë asgjë për në shtator, po punojmë çdo ditë duke analizuar gjithë cilësinë në treg, duke krijuar edhe raste shembujsh, për të qenë të qartë që nga kjo luftë nuk do shpëtojë asnjë subjekt dhe nuk përbën për ne asnjë lloj problematike emri i subjektit se sa i madh apo i vogël është", tha Balluku.