Bllokohen prona në Gjirin e Lalëzit dhe 72 mijë € në llogari të grupit të 'Toyota Yaris'

17 Korrik 2019, 22:48

Toka, dy sipërfaqe ranishte me vendndodhje Gjiri i Lalzit, 72 mijë euro në llogarinë bankare të kompanisë “Tirana Rental Car”, automjete, një kamion tip “Bizar” dhe 3.4 milion euro janë sekuestruar nga policia e Shtetit, si pjesë e hetimit pasuror për çështjen penale që flet për sasinë e eurove të ardhura në qershor 2018 nga Belgjika në Shqipëri. Hetimi pasuror 1-vjeçar i administruar nga dy prokurorët e Krimeve të Rënda, Ened Nakuçi dhe Doloreza Musabelliu,ka nxjerë në sipërfaqe se disa prej personave të arrestuar, familjarë të tyre disponojnë pasuri të konsiderueshme në Gjirin e Lalëzit, në Tiranë, kompani për dhënien e makinave me qëra, e sasi të konsiderueshme euro. Ky hetim pasuror ka ecur paralelisht me çështjen tjetër peale që është rregjistruar tek Krimet e Rënda për pastrim parash, dhe “Grup si strukturuar kriminal”.

Në këtë dosje janë nën hetim prej gati një viti personat Klevi Cani, Edi Lika, Alban Mollaymeri, Elvis Vladi dhe Alfred Vladi. Të gjithë këta persona dhe familjarët e tyre janë verifikuar me imtësi nga prokuroria për sa i përket pasurive që ata disponojnë. Në këtë hetim prokuroria ka bashkëpunuar me zyrën e përgjithshme të Hipotekave, Zyrën e Përgjithshme të ALUIZNI, zyrën e Drejtorisë së Pastrimit dhe Parandalimit të aseteve Financiare, Qendrën Kombëtare të Biznesit, Drejtorinë e Transporteve dhe Bankat e Nivelit të Dytë që veprojnë në Shqipëri. Nga informacionet që është marrë prej këtyre drejtorive dhe bankave është konfirmuar se në llogarinë e kompanisë “Tirana Rental Car”, që disponohet nga Alfred Vladi, janë të depozituara 72 mijë euro.

    No videos found.