Bllokohet aksi Gjirokastër-Tepelenë, liqeni i Viroit sërish rrezikon përmbytjen e rrugës Viroi

27 Nëntor 2018, 23:07

Sërish rrezikon të përmbytet rruga që lidhë Gjirokastrën me pjesën tjetër të vendit. Reshjet e shumta të rëna gjatë tre ditëve të fundit kanë bërë që liqeni i Viroit në Gjirokastër të fryhet dhe nga momenti në moment pritet të dalë në rrugë duke e bllokuar aksin kryesor Gjirokastër –Tepelenë.

Emergjencat civile janë në monitorim të vazhdueshëm të kësaj zone dhe nëse do të ketë shtim të reshjeve dhe dalje të ujrave në rrugë atëherë është e detyrueshme bllokimi i rrugës.