Bllokohet Brexit! Parlamenti miraton amendamentin e Letwin, Johnson i detyruar të kërkojë tjetër shtyrje nga BE

19 Tetor 2019, 17:30

Parlamenti britanik ka rrëzuar sot për marrëveshjen e Brexit, e dakordësuar midis Boris Johnson dhe BE. Deputetët në Dhomën e Komuneve kanë votuar me 322 vota pro dhe 306 kundër, amendamentin e Oliver Letwin, i cili sugjeron pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes deri në miratimin e të gjithë legjislacionit të lidhur me të, nëse është e nevojshme edhe përtej afatit të 31 tetorit, kundër dëshirave të Johnson.  Votimi i propozimit e detyron tashmë kryeministrin Johnson të kërkojë një tjetër shtyrje afati nga BE.

Pas votimit, Johnson u shpreh se mund ta injorojë detyrimin ligjor për të kërkuar shtyrje të Brexit.